Mjekët thonë se takat e larta lidhen ngushtë me dhimbjet e shpinës dhe ndrydhjet e nyjave.
Këto janë disa nga problemet shëndetësore që rezultojnë nga përdorimi i takave të larta:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhimbja e shpinës: Pozita jo e balancuar e trupit shkakton presion dhe ndrydhje të nyjave. Qëndrimi jo-normal në këmbë për një kohë të gjatë shkakton dhimbje dhe çrregullime të shpinës, transmeton KP.
Tendosje të thembrave: Mbajtja rregullisht e takave të larta shkakton tendosje të thembrës, e cila mund të sjellë probleme në ecje dhe qëndrim në këmbë në moshë të shtyrë.
Shputa e këmbës: Qëndrimi për një kohë të gjatë në taka të larta shkakton disbalancë dhe pesha e trupit përqendrohet vetëm në dy pika të shputës: në thembër dhe në fundin e gishtave të këmbës që mund të shkaktojë deformime.
Mos rritja e thonjve: Pozicioni i këmbës në taka dhe presioni që bëhet në pjesën e përparme të gishtave, gjegjësisht në pjesën e thonjve shkakton deformim dhe ndalon rritjen e tyre.