Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Dieta e yndyrshme mund të shkaktojë tumore të zorrëve

Nga një perspektivë e shëndetit, jo të gjitha yndyrat janë të krijuara si të barabarta – gjë që është arsyeja se pse vaji i ullirit është i mirë, por vaji i misrit nuk është – ndërsa hulumtimi i ri tani tregon se disa yndyra mund ta rrisin rrezikun nga kanceri i zorrëve, transmeton koha.net.

Pavarësisht nga obesiteti, llojet e caktuara të yndyrave i motivojnë reagimet imune inflamatore në minj, duke e shkaktuar zhvillimin e kancerit, sipas studiuesve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zbulimi se dieta mund të ndikojë në rrezikun e kancerit të zorrëve, pavarësisht nga obesiteti, është i rëndësishëm, thonë studiuesit, dhe mund t’ua mundësojë njerëzve që ta ulin rrezikun e tyre duke i kushtuar vëmendje më të mirë dietave të tyre.

"Kemi zbuluar se lloje të veçanta të dietave të yndyrshme – të bazuara në vaj të misrit ose kokosit, si ato që gjenden në disa salca të sallatave dhe akulloret - janë të lidhura me formimin në rritje të tumoreve në një model të kancerit të zorrëve në minj," tha dr. John Lambris, profesor i mjekësisë kërkimore në Universitetin e Pensilvanisë, në një deklaratë për shtyp. "Ky model është veçanërisht interesant, sepse i ngjan polipozës adenomatoze familjare, një gjendje kjo që e mbart një rrezik prej 80 për qind të zhvillimit të kancerit kolorektal tek individët me mutacione në një gjen frenues të tumorit të quajtur Apc."

Për këtë studim, të publikuar në revistën Molecular Cancer Research, minjtë u ushqyen me dieta të yndyrshme të cilat përfshinin vaj misri, vaj kokosi dhe vaj ulliri, transmeton koha.net.

Brenda disa ditëve pas fillimit të dietave, minjtë e ushqyer me dieta me vaj misri dhe kokosi zhvilluan inflamacion të zorrëve dhe tumore.

Kur minjve më vonë iu dha një ilaç për ta reduktuar aktivitetin në sistemin komplementar, një pjesë kjo e sistemit imunitar të lindur, kjo e pengoi zhvillimin e tumoreve. Hulumtuesit thonë se ky rezultat mund të sugjerojë për një trajtim të ri ndihmës për pacientët me kancer.

Ajo që është më e rëndësishmja, megjithatë, studiuesit thonë se gjetja duket e qartë për bërjen e zgjedhjeve më të mira të yndyrave dietetike.

"Rezultatet tona tregojnë qartë se ngrënia e një diete të yndyrshme është e mjaftueshme për ta rritur rrezikun e kancerit, pavarësisht nga obesiteti," tha Joseph Nadeau, bashkautor i lartë i studimit dhe studiues në Pacific Northwest Research Institute.