Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Barku i “birrës” dhe si ta shmangim trashjen nga alkooli

Kur është fjala për dobësimin, ruajtjen e peshës normale të trupit dhe shmangien e shtimit të peshës së tepërt, përveç ushqimit dhe pijeve rol të madh, për shkak të kalorive, luan edhe shmangia e alkoolit.

Pijet alkoolike priren të jenë shumë kalorike. Karbohidratet dhe proteinat i kanë katër kalori për gram, ndërsa yndyrat i kanë nëntë. Alkooli i ka shtatë kalori per gram dhe procesohet ndryshe nga makronutrientet e tjera që i njohim (karbohidratet, proteinat, yndyrat).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Trupi ynë e identifikon alkoolin si një toksinë dhe punon me shpejtësi për ta përjashtuar atë nga trupi", thotë eksperti për fitnes, Obi Obadike për Bodybuilding.com, transmeton Koha.net.

Alkooli, kur flasim për shëndetin, e ka një reputacion veçanërisht të keq, dhe atë jo vetëm për shkak të vlerës së tij të lartë kalorike, por edhe për shkak se e ngadalëson shkallën e oksidimit të yndyrave në organizëm, si dhe sasinë e yndyrës që e djeg trupi ynë.

Konsumi i alkoolit e ngadalëson djegien e yndyrave, kështu që nuk jemi në gjendje t’i djegim yndyrat nga ushqimet e tjera që i konsumojmë. Alkooli e zvogëlon sasinë e leptinës në organizmin tonë, hormonit që është përgjegjës për ndjesinë e ngopjes.

Nëse jeni serioz në qëllimin për dobësim, atëherë më së miri është ta shmangni alkoolin plotësisht. Megjithatë, nëse përpiqeni ta ruani peshën tuaj trupore, dhe ndonjëherë ta pini ndonjë pije, atëherë kini kujdes si në vijim:

Shmangni ngrënien e tepërt. - Kjo është shumë e rëndësishme: Mos hani kur jeni të dehur. Ose, nëse e bëni këtë, shmangni hamburgerët e yndyrshëm dhe ushqimet e ngjashme, dhe zgjidhni ndonjë opsion më të shëndetshëm.

Arsyeja se pse njerëzit që pinë shpesh trashen është kryesisht fakti se hanë shumë kur janë të dehur, sepse atëherë nuk janë në gjendje ta shikojnë në mënyrë racionale sasinë e konsumit të ushqimit. Një pije në mesatare i ka 100 kalori, dhe nëse i pini disa dhe konsumit tuaj ditor të kalorive ia shtoni edhe këtë sasi – kalkulimi është i qartë.

Për ta shmangur ngrënien e tepërt pas alkoolit, sigurohuni që të hani para se të filloni të pini.

Zgjidhni pijet që përmbajnë më pak sheqer. - Pijet e ëmbla si për shembull margarita, kanë dy ose tri herë më shumë sheqer dhe kalori se për shembull tekila.

Në vend të koktejeve të ëmbla, zgjidhni pije të "pastra" si vodka, vera e kuqe ose e bardhë, birra ose shampanja.

Të nesërmen hani shëndetshëm. - Pas dehjes vjen kokëdhimbja, dhe me të edhe nevoja për t’u shtrirë në shtrat gjithë ditën me ushqim të pashëndetshëm dhe gjumë. Pa marrë parasysh se sa e vështirë mund të jetë, detyrojeni veten që në mëngjes të dilni jashtë për shëtitje ose vrapim. Pini shumë ujë, hani shumë perime dhe fruta me të cilat do t’i kompensoni të gjithë ushqyesit që ia keni mohuar organizmit tuaj një natë më parë.

Bëhuni të moderuar. - Si me çdo gjë në jetë, çështja kryesore kur është fjala për alkoolin është masa. Instituti Amerikan për Abuzimin me Alkool dhe Alkoolizmin këshillon që meshkujt duhet të mos pinë më shumë se 14 pije në javë.