Përveç alkoolit, i cili zakonisht shkakton cirozë, mëlçinë mund ta dëmtojnë obesiteti, pijet e gazuara dhe ëmbëlsirat. Në vazhdim lexoni se çfarë e dëmton mëlçinë, transmeton koha.net.
Sheqeri
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShumë sheqer i dëmton dhëmbët, por edhe mëlçinë. Sasitë e mëdha të sheqerit të rafinuar shkaktojnë depozita yndyrore, të cilat mund të çojnë në sëmundje të mëlçisë.
Shtojcat bimore
Edhe në qoftë se në deklaratë thuhet se produkti është natyral kjo nuk do të thotë se ai është i shëndetshëm. Për shembull, ekzistojnë produkte me bazë bimore të cilat i relaksojnë dhe i lehtësojnë simptomat e menopauzës, por hulumtimet kanë treguar se ato mund ta dëmtojnë mëlçinë, të shkaktojnë hepatit si dhe dështim të mëlçisë.
Mbipesha
Indi i tepërt yndyror mund të shkaktojë cirozë të mëlçisë. Si rezultat, mëlçia bymehet, ndërsa indet forcohen dhe shfaqen vrragët. Dieta dhe ushtrimet mund ta parandalojnë sëmundjen.
Sasia e tepërt e vitaminës A
Trupi ka nevojë për vitaminë A, veçanërisht nëse konsumohet me fruta dhe perime të freskëta. Megjithatë, nëse e merrni këtë vitaminë përmes suplementeve dietale, mund ta dëmtoni mëlçinë. Konsultohuni me mjekun para se të merrni suplemente.
Pijet e gazuara
Hulumtimet tregojnë se sasitë e mëdha të pijeve të gazuara joalkoolike mund të shkaktojnë mëlçi të yndyrshme.
Acetaminofeni
Nëse vuani nga dhimbjet në shpinë ose kokë, atëherë sigurisht do të merrni analgjetik. Nëse merrni shumë barna, të cilat përmbajnë acetaminofen, kjo mund ta dëmtojë mëlçinë. Pini dozat e përcaktuara ditore dhe mos e tejkaloni kufirin e përcaktuar.
Trans yndyrnat
Transyndyrnat zakonisht gjenden në ushqimin e gatshëm dhe produktet e brumit. Ushqimet e pasura me transyndyrna ju trashin, gjë që ndikon direkt në mëlçi.