Pirja e duhanit shkakton një në dhjetë vdekje në gjithë botën, ndërsa gjysma e tyre janë në vetëm katër shtete: Kinë, Indi, SHBA dhe Rusi.
Studimi i ri, siç transmeton rel, thotë se me gjithë politikat për kontrollin e duhanit, rritja e popullsisë ka parë edhe rritje të duhanpirësve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHulumtuesit thonë se vdekshmëria mund të rritet më tej, pasi kompanitë e duhanit, në mënyrë agresive, shënjestrojnë tregjet e reja, sidomos në vendet në zhvillim.
Raporti është publikuar në revistën mjekësore britanike The Lancet.
"Pavarësisht se tash e mbi gjysmë shekulli ka prova të qarta për efektet e dëmshme të duhanit në shëndet, sot, një në katër burra në botë është duhanpirës i përditshëm", tha autorja e studimit, dr Emmanuela Gakidou.