Një klub nate në Tunizi është mbyllur pasi janë publikuar video të një DJ që kishte lëshuar remiks të ezanit, kanë njoftuar zyrtarët.
Video e shpërndarë të dielën nga “Orbit Festival” ka shpërthyer në rrjetet sociale, ndërsa kryebashkiaku i Nabeulit, Mnaouar Ouertani, ka thënë se ky klub do të mbetet i mbyllur deri në njoftimin e radhës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHetimet për incidentin tashmë kanë nisur, raporton BBC, transmeton Koha.net.
DJ në këtë remiks kishte lëshuar një version ‘dance’ të ezanit.
“Pasi konfirmuam faktet, kemi vendosur të mbyllim klubin”, ka thënë Ouertani. Ai po ashtu ka konfirmuar se menaxheri i klubit është ndaluar nga Policia dhe se “nuk do të lejohen asnjëherë sulmet religjioze”.
Festivali ka kërkuar falje përmes faqes në Facebook, por thotë se nuk merr përgjegjësi për muzikën ofenduese.
Edhe vet Dax J ka kërkuar falje për lëshimin e kësaj kënge.