Hulumtimet e fundit kanë treguar se fëmijët e sapolindur me kombësi britanike, kanadeze dhe italiane qajnë më shumë nga të gjithë.
Kërkimet nga Universiteti i Warwick në Angli treguan se të qarat e bebeve të porsalindura ndryshojnë nga një vend në tjetrin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKështu u llogaritën të qarat e fëmijëve në muajt e parë të jetës. Në Angli në dy javët e para, rreth 28% e bebeve qajnë më shumë se 3 orë në ditë për 3 ditët e fundit të javës.
Në Kanada, në javën e tretë dhe katërt qajnë rreth 34.1% e bebeve dhe në Itali bebet qajnë rreth 20.9% në javën e tetë dhe nëntë.
Përkundrazi, në Danimarkë u shënuan shifra të ulëta, rreth 5.5% në javën e tretë dhe katërt dhe Gjermani 6.7% në javën e tretë dhe të katërt. Kërkimet gjetën gjithashtu se bebet qajnë rreth 2 orë në ditë në javët e para të jetës.
E qara në përgjithësi mund të zgjasë rreth 2:15 minuta në ditë në javën e gjashtë dhe më pas pakësohet në një shifër prej 1:10 min në javën e dymbëdhjetë. Studimi u publikua në “Gazetën e Pediatrisë”.