Fluturimi më i shkurtër në botë prej tetë minutave ndërmjet Gjermanisë dhe Zvicrës është hequr, njoftuan zyrtarët.
Kjo linjë e fluturimeve, e cila barte udhëtarët mbi liqenin Constance në fluturimin ndërmjet Altenrhein në Zvicër dhe Friedrichshafen në jug të Gjermanisë, ishte vendosur në nëntor të vitit të kaluar, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoClaus-Dieter Wehr, drejtor ekzekutiv i aeroportit në Friedrichshafen, tha se kompania ajror vjeneze “People’s Viennaline” do të shuajë linjën më 14 prill për shkak të kërkesave të ulëta.
Ndryshe, mbrojtësit e mjedisit kishin kritikuar fluturimet në këtë linjë duke i quajtur të pakuptimta, për shkak të ndotjes së ajrit.