Kina ka vendosur ndalesa të reja në regjionin e largët perëndimor të Xinjangut në kuadër të asaj që u quajt “kampanjë kundër ekstremizmit Islamik”.
Veshja e shamive në vende publike dhe mjekrat shumë të gjata nga tash e tutje janë të ndaluara në Xinjiang, krahinë në të cilën jetojnë Uighurët, myslimanë tradicionalë. Sipas tyre, këto ndalesa janë diskriminim karshi myslimanëve që jetojnë në këto anë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoViteve të fundit ky regjion ka parë përplasje të përgjakshme. Qeveria kineze fajëson militantët dhe separatistët myslimanë për dhunën.
Grupe të të drejtave të njeriut thonë se në fakt këto janë masa shtypëse të cilat në vend se ta largojnë ekstremizmin mund ta shtyjnë popullin Uighur në ekstremizëm.
Sipas Reuters, ndalesat e reja përfshijnë edhe moslejimin e fëmijëve të shkojnë në shkolla publike.
Ndalesat janë aprovuar nga ligjvënësit në Xinjang dhe janë publikuar në uebsajtin zyrtar të regjionit, përcjell ksp.