Disa banorë të maskuar janë duke patrulluar rrugët e Manchesterit pasi janë ankuar se policia ka dështuar të luftojë krimin në lagjen e tyre.
Banorët e lodhur nga vjedhjet në Blackrod afër Boltonit në Manchester, kanë paralajmëruar kriminelët se janë “duke luajtur me njerëzit e gabuar” në kohën kur është raportuar se dilerët e drogës dhe vjedhësit e veturave janë përleshur nëpër rrugët e kësaj lagje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë video që po qarkullon nëpër rrjetet sociale tregon për luftën që këta banorë po bëjnë me kriminelët.
Një banor shihet në këtë video duke shkatërruar veturën e një hajni.
Të ashtuquajtur “Vigjilentët”, nuk kanë bërë stërvitje formale dhe nuk arrestojnë kriminelët. Ata informojnë policinë për vjedhjet që po ndodhin.