Dielli po e zvogëlon tërheqjen mbi planetet, orbitat e të cilëve po zgjerohen gjithnjë e më shumë, njësoj sikur sistemi diellor të ishte duke u fryrë, sipas një studimi të publikuar në revistën “Nature Communications” dhe i koordonuar nga Antonio Genova që punon për qendrën e NASA-s, “Goddard Space Flight Center” dhe Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit (MIT) në Boston, transmeton ATSH shkrimin e ANSA-s.
“Që orbitat e planeteve po largohej nga Dielli dihej, por tani ky fenomen është matur në detaj, falë të dhënave të mbledhura në shtatë vite në planetin Mërkur nga misioni ‘Messenger’ i NASA-s, të dhënat tregojnë se çdo vit Mërkuri largohet nga Dielli me rreth 0,5-1 centimetër ndërsa Toka me 1,5 centimetra”, thotë Antonio Genova.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Megjithatë ky fenomen nuk duhet të shqetësojë, nuk ekziston rreziku që lidhja me Diellin të shkëputet. Bëhet fjalë për një efekt të vogël, por i rëndësishëm për të kuptuar se si sistemi diellor ka evoluar dhe vazhdon të evoluojë”, vazhdoi Genova.
Sipas përfundimeve të këtij kërkimi NASA ka treguar se arsyeja e largimit vjen për shkak se Dielli po humbet masë.