Ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është në qendër të kritikave për shkak të vizionit të tij që të ndërtohet një urë në kanalin anglez, por ekspertët kanë njoftuar se projekti teknikisht është i mundur.
Johnson ka shtyrë përpara idenë për krijimin e kanalit të dytë në takimin që ai ka pasur me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëse ndërtohet, struktura do të jetë ura më e gjatë në Evropë me 35 kilometra, transmeton Koha.net.
Sot disa ekspert e kanë quajtur projekt jashtëzakonisht të shtrenjtë dhe se do të bllokonte njërën prej rrugëve më të ngarkuara detare.
Në projekt i ngjashëm ishe propozuar edhe në vitin 1980 dhe që do të kushtonte 14 miliardë funte.
Plani i ri është që në mes të rrugës të ndërtohet një urë, ndërsa Anglia dhe Franca duhet të ndërtojnë dy tunele që shpien deri te ura.

