Një kompani britanike për ndërtimin e dronëve pretendon se ka gjetur më në fund edhe përgjigjen për t’i vendosur këto makineri në shërbim të udhëtarëve.
Themeluesi i saj, Martin Warner, pretendon se droni i tij i ri ultra-i lëmuar do të jetë i aftë të transportojë udhëtarë nga “zemra” e Londrës në aeroportin e Heathrow për 12 minuta. Një udhëtim që normalisht, pa trafik të ngarkuar, realizohet për 25 minuta, transmeton tch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuket se britanikët nuk do të duhet të presin shumë, pasi 45-vjeçari Warner bën me dije se droni i parë në botë për transportin e udhëtarëve do të jetë gati në muajin Mars.
Sipas tij, ky dron do të udhëtojë me 110 km në orë e do të ngrihet deri në 450 metra, duke përshkruar distanca pa ndalesa deri në 130 km.
{gallery}