Meghan Marklet, aktorja amerikane e cila është e fejuar me Princin Harry, i është përtërirë emri pasi një kopsht zoologjik në Londër ia ka vënë emrin e saj një Okapit të porsalindur për nder të martesës së saj në muajin.
Okapi Meghan është lindur të shtunën në Oni. Okapitë janë anëtarë të familjes së gjirafëve – edhe pse nuk kanë qafë të gjatë, shkruan Reuters, transmeton Koha.net. Me prejardhje nga Republika Demokratike e Kongos, janë dukshëm të ngjashëm me zebrat pasi që posedojnë në trup disa vija bardhezi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne jemi shumë të kënaqur me nënën dhe okapin e porsalindur. Oni është shumë i vëmendshëm, duke u kujdesur për të dytë dhe duke kontrolluar nëse nëna e okapit Meghan është e kujdesshme me të”, ka thënë Gemma Metcalf, kujdestare e kopshtit zoologjik.
Okapitë janë të listuar si një specie e rrezikuar në Listën e Kuqe Bashkësisë Ndërkombëtare të Ruajtjes së Natyrës. Hulumtuesit, të cituar nga San Diego Zoo, vlerësojnë se rreth 25,000 okapitë jetojnë në botën e egërsisë.
Markle do të martohet me Princin Harry, i pesti në linjën e fronit të Britanisë, në muajin maj të këtij viti.
{gallery}