Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Sri Lanka shfuqizon ligjin që ua ndalonte grave blerjen e pijeve alkoolike

Sri Lanka hoqi ndalimin e miratuar ndaj grave prej 39 vitesh në fuqi për të blerë alkool apo punuar në ambiente ku shitet apo prodhohen pije alkoolike, njoftoi një zëdhënës i Ministrisë së Financave.

Ligji i 1979 ndalonte shitjen e të gjitha llojeve të pijeve alkoolike për gratë, në këtë ishull që numëron 21 milionë banorë, u shfuqizua në kuadër të një lufte më të gjerë kundër seksizmit në tekstet e ligjit, sqaroi zëdhënësi, Ali Hassen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ideja është që të rivendoset neutraliteti mes gjinive”, komentoi ai.

Gratë kanë të drejtë tashmë të punojnë në ambiente ku prodhohet apo shitet alkool, kryesisht në bar kafe.