Në pjesën e parë të “Udhëtimeve të Guliverit” të Jonathan Swiftit, Lemuel Gulliveri mbërrin në ishullin e Liliputit, ku i takon liliputët, me një gjatësi jo më të madhe se 15 centimetra.
Derisa Liliputi i Swiftit është thjesht një fantazi, një fshat që do të mundë të krahasohej me të ekziston në pjesën më lindore të Iranit, përcjell Koha Ditore shkrimin e BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeri para një shekulli, disa prej banorëve të Makhunikut, një fshat i vjetër 1.500 vjet, rreth 75 kilometra në perëndim të kufirit me Afganistanin, ishin të gjatë vetëm një metër – afërsisht pesëdhjetë centimetra më të shkurtër sesa gjatësia mesatare e asaj kohe.
Më 2005, një trup i mumifikuar, i gjatë 25 centimetra është gjetur në atë rajon. Zbulimi ka nxitur besimin se ky cep i largët i Iranit, që përbëhet nga 13 fshatra, përfshirë Makhunikun, ishte dikur shtëpi e “Qytetit të Lashtë të Shkurtabiqeve”.
Ndonëse ekspertët kanë përcaktuar se mumja ishte në të vërtetë një foshnje e parakohshme që vdiq afërsisht 400 vjet më parë, ata e pranojnë se gjeneratat e mëparshme të banorëve të Makhunikut ishin me të vërtetë më trupshkurtër se të tjerët...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).