Revista amerikane “Forbes” ka shpallur njeriun më të pasur të botës për vitin 2016. Sërish është bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, i cili për 4 vite rresht mban vendin e parë në renditjen e Forbes si njeriu më i pasur i botës.
Pasuria e Bill Gates vlerësohet në rreth 86 miliardë Dollarë. Në 10 vendet e para të revistës, renditen kryesisht shtetas amerikanë që janë themelues të rrjeteve sociale e teknologjisë, si psh. Mark Zuckerberg i Facebook, Larry Ellison i Oracle, Jeff Bezos i Amazon, etj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmancio Ortega, biznesmeni spanjoll që zotëron rrjetin e dyqaneve të modës Zara, renditet në vendin e katërt me 71.3 miliardë dollarë pasuri.