Fotografitë që do t’i shihni më poshtë pasqyrojnë pamjet e pabesueshme të borës në Shkretëtirën e Saharës pasi një stuhi e çuditshme goditi Algjerinë.
Pamjet e jashtëzakonshme shfaqin qytetin shkretëtirë të Ain Sefra të mbuluar me borë të papritur që shkon në disa centimetra thellësi, raporton “The Sun”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë hera e tretë që ky qytet mbulohet nga batania e bardhë në 38 vjetët e fundit.
Janarin e kaluar ky territor, që është shkretëtira më e nxehtë, u mbulua nga bora që arriti trashësinë 1 metër ndërsa flluska bore pati edhe në dhjetorin e vitit 2016, transmeton Koha.net.
Para kësaj, Ain Sefra nuk kishte parë borë që nga 18 shkurti i vitit 1979, kur pati të reshura që zgjatën vetëm 30 minuta.
Bora kësaj radhe nisi të binte në orët e hershme të së dielës dhe shpejt mbuloi rërën.
Fotografi Karim Bouchetata tha: “U befasuam me të vërtetë kur u zgjuam dhe pamë bardh. Qëndroi gjatë gjithë ditës së diel dhe nisi të shkrihej rreth orës 5 të pasdites”.
{gallery}