Gjykata në Taiwan ka urdhëruar një djalë që t’ia paguajë nënës së tij gati 1 milionë për rritjen e tij dhe për financimin e trajnimit të tij si dentist.
Nëna kishte nënshkruar një kontratë me djalin e saj në vitin 1997, kur ai ishte 20-vjeçar, duke u pajtuar se ai do t’ia paguante 60 për qind të të ardhurave të tij nëse ai bëhet dentist.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo e çoi në gjykatë djali pasi ai refuzoi të paguante kontratën e nënshkruar për disa vjet.
Djali ishte arsyetuar se ishte gjë e keqe të kërkonte dëmshpërblim financiar për rritje fëmije, por gjykata pohoi se kontrata ishte e ligjshme.
Ai është urdhëruar që të kthejë pagesat për nënën e tij.
Nëna, e identifikuar me mbiemrin Luo, rriti dy djemtë pasi u shkurorëzua me burrin.
Luo shpenzoi qindra mijëra dollarë për arsimimin e djemve të saj, por u shqetësua se asnjëri prej tyre nuk do të kujdeseshin si e moshuar.