Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Tendencat më të përhapura të kirurgjisë plastike gjatë 2017-ës

Siç të gjithë e dimë tashmë, shumica e grave ëndërrojnë t’i ngjajnë një gruaje tjetër, sigurisht, të famshme.

Shumë femra në Amerikë, sipas shkrimit që e transmeton Koha Jonë, synojnë Melania Makeover për t’u bërë si Melania Trump ndërsa kohët e fundit e gjithë vëmendja ka shkuar te Meghan Markle, gruaja e ardhshme e Princit Harry. Por cilat janë në të vërtetë, orientimet thelbësore në kirurgjinë plastike?

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas RealSelf, kërkimet në web për botoxin, janë rritur me 15%. Trajtimet që mbulojnë rrudhat apo shenjat në fytyrë kanë arritur shifrën 85% ndërsa interesi për rinoplastikën me kirurgji ka shkuar në 35%.

Të dhënat bazohen në diskutimet që bëhen te vetë RealSelf, ëebi që është kthyer në një komunitet të fokusuar te recensat, klasifikimet dhe informacione të tjera të përgjithshme që lidhen me mjeksinë estetike apo trajtimet kosmetike.

Trajtimet më të mira me kirurgji që janë bërë në 2017-ën janë:

1. Reduktim pa kirurgji të dhjamit

2. Filler (Mbushes rrudhash buzësh etj…)

3. Mbjellje flokësh

4. Botox

5. Laser për fytyrën

6. Trajtim të shenjave në lëkurë

7. Trajtim aknesh

8. Depilimi me lazer

9. Peeling kimik