Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

74-vjeçari që ka humbur virgjërinë me alienët

Një 74-vjeçar amerikan është i bindur; ai jo vetëm që ka kontaktuar me alienët për vite me radhë, por edhe ka humbur virgjërinë me një prej tyre.

David Huggins nga Nju Xhersi ka rrëfyer aventurat e tij aliene për regjisorin Brad Abrahams në dokumentarin “Love and Saucers”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në rrëfimin e tij të gjatë, David thotë se alienët e kanë vizituar me qindra herë dhe në shumë raste ka kryer seks me ta, duke u bërë baba i qindra fëmijëve me origjinë nga dy botët.

Kujtimet e tij David i ka hedhur në disa skica, që janë publikuar gjatë dokumentarit, transmeton tch. 74-vjeçari “ka bindur” edhe djalin e tij “tokësor”, Michael se gjithçka që thotë është e vërtetë.

“Nuk kam pse ta pyes. Unë thjesht e besoj! S’kam pse të dyshoj”, thotë Michael, ndërsa të njëjtën frazë pohojnë edhe miq e ish-kolegë të punës së Davidit.

Vetë regjisori Brad Abrahams nuk është aq entuziast. Ai thotë se me këtë dokumentar nuk kërkon që t’u mbushë mendjen njerëzve për aventurat e Davidit, por thjeshtë të hapë një debat publik për këtë fakt. “Të tjera t’i gjykojnë vetë njerëzit”, shprehet regjisori.

{gallery}