Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Pisha 48,000 euro e Krishtlindjes në Romë po krahasohet me “furçën e tualetit”

Pema e Krishtlindjes e ngritur në Romë ka ngjall të qeshura në mediat sociale, ku përdorues të shumtë kanë nisur ta krahasojnë atë me “furçën e tualetit” e madje edhe e kanë vënë në pyetje nëse do të qëndrojë deri në kohën e pushimeve.

Shumë të tjerëve nuk po u duket aspak qesharake çmimi i tij – 48 mijë euro, raporton RT.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pisha festive e vendosur në Piazza Venezia në zemër të kryeqytetit është quajtur edhe “Spelacchio” (italisht: e shëmtuar, i leckosur) nga gazetari i njohur Vittorio Zucconi.

“Një pemë e shkretë që përfaqëson në mënyrë të përkryer administratën [romake] ka ardhur në Piazza Venezia”, ka shkruar ai në Twitter, transmeton Koha.net.

Një tjetër e krahasoi pishën e hollë, të dobët të degëzuar me një furçë tualeti. E madje as dritat e gjata 3 kilometra për Krishtlindje nuk ndihmuan që banorët të ndihen të kënaqur.


Pati edhe të atillë që nisën të luteshin për të në mënyrë që pisha të mbijetonte deri në kohën e pushimeve të fundvitit.

Kjo pishë tani ka edhe profilin e vet në Twitter me emrin “Spelacchio” dhe po ndiqet nga mbi 3 mijë persona, ku po postohen edhe “kushërinj” nga qytete tjera.