Banorët e një fshati piktoresk të Lincolnshireit janë të tmerruar pasi një shtëpi bosh është e mbushur nga minjtë.
Pamjet shqetësuese tregojnë se brejtësit lëvizin rreth pronës në Metheringham madje dalin edhe në dritare. Vendasit kanë frikë se mbeturinat përreth shtëpisë po tërheqin parazitë dhe ata i kanë bërë thirrje këshillit lokal që të bëjë diçka për ta zgjidhur situatën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë banor vendas tha: “Ka që prej kohësh ky problem. Çdo ditë shohim plot minj nga dritaret,me siguri janë me qindra. Unë mendoj se ky është një rrezik shëndetësor , për të mos përmendur rrezikun nga zjarri. Është një shqetësim i madh në fshat”.
Një tjetër fqinj, tha se shtëpia e mbushur me minj nuk po prek vetëm ata që jetojnë aty pranë.
“Fëmijët janë tmerruar,ata bërtasin nga frika kur shkojnë për në shkollë”Është e tmerrshme. Është e tmerrshme dhe e neveritshme të mendosh se minjtë po jetojnë me ne”.
Një banor tha se kishte parë raste kur minjtë hanin njëri-tjetrin.