Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Të pafajshëm 17 vjet në burg, dëmshpërblimi 31 milionë dollarë

Chicago, 15 dhjetor – Për katër persona në qytetin amerikan Chicago është vendosur se pa faj kanë qëndruar në burg për 17 vite, ndërsa për këtë u është paguar dëmshpërblim prej 31 milionë dollarësh.

Këshilli i Qytetit të Chicago-s mori vendim se Michael Saunders, Vincent Thames, Harold Richardson dhe Terrill Swift t’u paguhen gjithsej 31 milionë dollarë, duke marrë parasysh faktin se pa faj janë dërguar në burg para 17 vitesh. Katër personat në fjalë në vitin 1994 u dënuan për veprën penale "përdhunim dhe vrasje".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Raportin e Agjencisë Hetimore Federale (FBI) thuhet se policët të cilët kanë zbatuar hetimin kanë detyruar katër të dyshuarit në deklaratë të rrejshme.