Një baba në Kirgistan, është filmuar nga një person tek shkelmon të birin e tij, vetëm sepse ai nuk mund të ngrihej në këmbë në borë, pasi ishte rrëzuar.
Ky burrë është rreth të 50-ve por policia ende nuk e ka zbuluar identitetin e tij, e menjëherë pas raportimit nga mediet lokale, ai është arrestuar nga policia, shkruan DailyMail, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë video shihen babai dhe djali i vogël të veshur me rroba dimri. Fëmija rrëzohet në borë dhe provon të ngritët në këmbë por nuk mundet. Në këtë moment, babai i tij e godet fuqishëm me shkelm.
Shkelmi i fuqishëm i këtij babai, mund të vërehet edhe sa larg e dërgon trupin e fëmijës.
Më pas ai e tërheq të birin dhe e detyron të ecë nëpër borë, teksa i vogli përpiqet të marrë ekuilibrin.