Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Qentë mund t’i orientojnë njerëzit

Një eksperiment i kryer nga shkencëtarët zviceranë ka zbuluar se qentë mund t’i mashtrojnë njerëzit dhe t'i përdorin ata për interesat e tyre.

Shkencëtarë nga Universiteti i Cyrihut, siç transmeton trt, kanë bërë një eksperiment me 27 qen të racave të ndryshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë eksperimentit, para qenve ishin vendosur tre kuti, njëra me salsiçe, njëra me biskota dhe e treta bosh. Qenve iu kërkua që 2 persona që gjendeshin në dhomë t’i çonin pranë kutive.

Ndërkohë, një nga këta të dy nxori ushqim nga njëra prej kutive dhe ua dha qenve.

Në eksperiment është vërejtur se qentë i orientojnë me shpejtësi njerëzit. Pasi personin që u jepte për të ngrënë qentë e çuan tek kutia me salsiçe, kurse atë që nuk u jepte gjë e çuan tek kutia bosh.