Derisa po fshihej nga Gestapoja, në një aneks sekret në depon e babait të saj në Amsterdam gjatë Luftës së Dytë Botërore, Anne Frank dëgjoi një të trokitur të lehtë në mur.
Ajo nuk mund të ishte e sigurt se çfarë apo kush ishte dhe kjo gjë e frikësoi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFrank kishte të drejtë të frikësohej: Vetëm disa muaj më vonë, më 4 gusht të vitit 1944, policia e zbuloi vendstrehimin gjatë një bastisjeje, duke e arrestuar atë dhe shtatë të tjerë që fshiheshin prapa një rafti lëvizës librash. Që të gjithë përpos Otto Frankut, babait të Anne Frankut, u zhdukën në kampet naziste të vdekjes.
Se kush e zbuloi vendstrehimin e tyre mbetet mister.
Tani, gati 75 vjet më vonë, një ekip ekspertësh, të udhëhequr nga një agjent i FBI-së në pension, është duke vënë në funksion metodat bashkëkohore shkencore, duke shpresuar se do të jetë në gjendje ta zgjidhë një prej rasteve më të njohura në histori që kanë mbetur të pazgjidhura. Artikullin e plotë të New Yorkl Times mund ta lexoni të plotë sot në Koha Ditore.