Një sherr masiv me shkopinj dhe gurë ka ndodhur mes familjarëve të nuses dhe dhëndrit në Turqi, për një motiv tejet banal. Shkak për konfliktin është bërë vendosja e emrit të një fëmije të porsalindur.
Sipas agjencisë së lajmeve “IHA”, sherri mes familjeve në qytetin Osmaniye të Turqisë përfundoi me një të vdekur dhe 7 të lënduar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMësohet se dy familjet kishin grindje të mëhershme që kanë kulmuar me mosmarrëveshjen sa i takon emrit të fëmijës së vogël.
E ëma e fëmijës, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, shkoi në shtëpinë e të atit pas diskutimeve me familjen e bashkëshortit për emrin e të porsalindurit. Mandej sherri u përshkallëzua për t’u kthyer në një konflikt masiv mes dy fëmijëve.
Daja i fëmijës së porsalindur 23-vjeçari Musa Çeçan, i cili ishte kthyer me leje në shtëpi nga ushtria, u vra me armë zjarri, ndërsa 7 persona të tjerë morën plagë me gurë dhe shkopinj.