Ai është shkëmbi i saj. Ai pohon se nuk do t’a braktisë për asnjë moment mbretëreshën. Më 20 nëntor, Elisabeta II dhe princi Filip do të festojnë 70 vjetorin e martesës.
Atë ditë, ata do të përkujtojnë përvjetorin e platinit, ku do i bashkohen një grupi personash mjaft të kufizuar. Mbretëresha, e cila i shkruan një kartolinë të personalizuar çifteve që festojnë 70 vjetorin e martesës, dërgoi 1 407 mesazhe urime vitin e kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë asnjë ngjarje nuk është parashikuar për të festuar këtë ditë të madhe, dhe se bashkëshortët do të qëndrojnë në familje, njoftoi për median një zëdhënës i pallatit të Buckingham. Këmbanat e manastirit në Westminster, ku ata u bashkuan, do të bien në orën 13:00 GMT në formë kujtese dhe nderimi.
Në shtatë dekada martesë, çifti mbretëror pati katër fëmijë, tetë nipër dhe pesë stërnipër, i gjashti në numër dhe i treti për William dhe Kate pritet të lindë në muajin prill.
Në moshën 96 vjeçare, princi Filip u tërhoq këtë verë nga angazhimet zyrtare . Aktualisht ai po shijon kohën e lirë për të lexuar dhe pikturuar.
Nga ana e saj, mbretëresha 91 vjeçare, po ia beson ngadalë funksionet djalit të saj Charles, 69 vjeç.