Pasi nuk u doli parashikimi i parë, konspiracionistët rikthehen me një tjetër parashikim për të ardhmen e Tokës.
Nibiru ose i njohur si planeti i fshehur, “Planeti X”, duhet të kishte shkatërruar Tokën më 23 shtator, kjo në bazë të një numerologu të krishterë, që besonte se 'Planeti X' do të përplasej me planetin tonë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas kësaj, ata besojnë se Nibiru do të shkaktojë tërmete të fuqishme në tokë më 19 nëntor, ditë e diele, transmeton Koha.net.
Një shkencëtar i lartë në NASA, siç shkruan DailyMail, beson se planeti tokë pas kësaj date nuk do të ekzistojë më.
Teoricientët besojnë se ndikimi gravitacional i Nibiru ka ndërprerë orbitat në sistemin diellor qindra vjet më parë.
Pra teoricientët pretendojnë se fatkeqësitë që u shkaktuan ndërvite në tokë u bënë nga tërheqja gravitacionale e Nibiru dhe se frekuenca e tyre është ngritur pasi rruga e planetit e sjell atë më pranë Tokës.
Megjithatë, teoricienët dhanë një informatë rreth planetit Nibiru edhe në 2012-të kur filluan thashethemet se bota do të shkatërrohej.
NASA thekson se katastrofa fillimisht ishte parashikuar për në muajin maj 2003, por më pas u tha se do të ndodh në dhjetor të vitit 2012.