Një nënë është ankuar se djalit të saj nuk i është lejuar mësimi në shkollë shkaku i stilit të flokëve.
Trisha Jukes, 34-vjeçare, ka thënë se djali i saj Jordan Waterfield fillimisht ishte dërguar në izolim, para se mësuesit ta urdhëronin që të largohej nga shkolla, raporton Daily Mail.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStafi i shkollës “RSA Academy” në Tipton të Anglisë, e ka dërguar Jordanin në izolim shkaku i stilit ekstrem të flokëve.
“Asnjëherë nuk e kam menduar se do të ketë problem me flokët e Jordanit, vajzat në shkollë shkojnë me këtë stil flokësh, pse nuk mundet djali im”, ka thënë Trisha Jukes.
“Isha e shokuar kur mësova se djali ishte në izolim shkaku i stilit të flokëve, të cilat nuk po e bezdisnin askënd”, ka shtuar ajo.
Pasi ka folur me disa prej mësuesve, Jukes ka thënë se ata e kanë tërhequr vendimin e tyre dhe ai se ai është kthyer në shkollë.