Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Zbulohet një lloj i ri i pëlhurës që ftoh dhe ngroh trupin

Shkencëtarët nga Universiteti Stanford kanë zhvilluar një lloj të ri pëlhure, e cila varësisht nga nevoja ngrohet dhe ftohet.

Profesor Yi Cui, udhëheqësi i ekipit shkencor, i cili në bazë të materialit nga e cila prodhohen edhe pëlhurat e zakonshme të kuzhinës, kanë zhvilluar një lloj të ri të pëlhurave të dyanshme që ngrohin ose ftohin trupin, në varësi se nga cila anë kthehet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Projekti është rezultat i interesit të profesorit Cui në fushën e ndikimit të energjisë, kurse qëllimi është që përmes ruajtjes së temperaturës trupore, njerëzit të kursejnë energjinë e cila shërben për ngrohje qendrore apo kondicionim të ajrit.

“Përse duhet të ngrohim dhe ftohim tërë ndërtesën, nëse mund të ngrohim dhe ftohim trupin e njeriut”, ka thënë Cui.

Qëllimi përfundimtar i shkencëtarëve është të zhvillojnë një pëlhurë rezistuese, përpunimi i së cilës do të ishte i lehtë në fabrikat e tekstilit dhe e cila do të sjellë kursime të mëdha të energjisë në të gjithë botën.

Raporti i detajuar mbi arritjet shkencore u publikua në revistën “Science Advences”.