Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Rrobaqepëset e NASA-s

Pa rrobaqepëset e veta, shumë prej misioneve më të rëndësishme të NASA-s nuk do të mundë të ndërmerreshin.

Prej uniformave të astronautëve të misioneve “Apollo” e deri tek elementet përcjellëse të sondave që janë dërguar për në Mars, kanë qenë disa gra që kanë punuar në sfond, për të qepur komponentët vitale të pajisjeve apo veshjeve që do të përdoreshin për të shkuar në gjithësi, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njëra prej këtyre rrobaqepëseve është Liean Pham, rrobaqepëse për yje, si i pëlqen të quhet. Ajo punon në Departamentin për pajisje mbrojtëse, ku krijohen mbrojtëse termike, që janë elementi esencial për secilën anije kozmike që niset nga Toka.

Misioni “Cassini”, që kishte qenë puna e saj e parë në kuadër të NASA-s, kishte shkuar për në Saturn, i mbuluar me një shtresë të arit, në mënyrë që t’i bëjë ballë udhëtimit më se 19-vjeçar... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.