Qeveria rumune ka premtuar të veprojë kundër prerjeve ilegale, pasi aktivistët treguan se një copëz nga një pylli i mbrojtur ishte zhdukur.
Një anëtar i publikut publikoi pamjet dramatike të kapura me një dron në Parkun Kombëtar të Semenicës në kufirin me Serbinë, duke treguar se rreth 50 hektarë pyll ishte “zhdukur”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoParku u Semenicës është një nga pyjet më të mëdha të ahut në Evropë dhe ishte përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s këtë verë.
Aktivistët thonë se problemi kryesor është dështimi i ministrisë së mjedisit për të hartuar një plan për të kufizuar prerjet në park, transmeton Syri.net.
“I kemi kërkuar qeverisë ta zgjidhë këtë problem për 13 vitet e fundit”, ankohen ata.
Megjithëse pamjet e dronit kanë shkaktuar trazira në media, deputetët e opozitës kanë kërkuar masa urgjente nga qeveria për muaj me radhë.