Është zgjedhur misteri i mbishkrimit gjigant “Sue X” në Oxfordshire të Britanisë së Madhe.
Me hashtagun #WhoIsSue fotografia e emrit Sue X në një livadh diku në Oxfordshire bëri xhiro nëpër Britani pasi askush nuk dinte mesazhin që fshihej prapa tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrapa këtij mbishkrimi fshihej një grua, burri i së cilës me këtë mbishkrim i kishte kërkuar falje për një problem që kanë pasur.
Mbishkrimi u zbulua nga një pilot policie që po patrullonte mbi Oxfordshire.
“Supozoj se babai dëshiroi t’ia shprehte dashurinë asaj në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë djali i tyre George Graham.
Fotografia e mbishkrimit që e krijoi Murray Graham u shpërnda më shumë se 650 herë në Twitter saqë krijoi teori konspirative se ky ishte mbishkrim jashtëtokësorësh.
