Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Hajnat vodhën 700 kg rrush në një vresht në një natë me mjegull

Foto: Koha / ilustrim

Në një natë me mjegull në fundjavën e 23/24 shtator, persona të panjohur vodhën 700 kilogramë rrush nga prodhuesi i verës Lorenz Hämmerli.

Sipas këtij prodhuesi, bëhet fjalë për rreth 300 kg “Pinot Noir” dhe 400 kg “Chasselas”. Ngjarja ka ndodhur në Gibelrain në Kantonin e Bernës, siç shkruan “Bieler Tagblatt”, përcjell albinfo.ch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vreshtari thotë se vjedhja nuk do të kishte një ndikim të rëndë financiar ndaj tij – 700 kg do të përbënin vetëm 1.5 për qind të sipërfaqes së kultivimit të tij.

“Megjithatë, vjedhja është e bezdisshme. Ne po punojmë gjatë gjithë vitit për të marrë një sasi të mirë rrushi cilësor – dhe pastaj të vidhen”, thotë ai.

Tani prodhuesit e tjerë të verës në Seeland janë të shqetësuar, raportojnë mediat në Bernë.