Të gjithë ata që e ndjekin futbollin e njohin ish-portierin rezervë të Sutton United, skuadër e kategorisë së pestë angleze, që u ndesh me Arsenalin në kuadër të FA Cup.
Wayne Shaw ishte i famshëm për peshën e tij (120 kg), por u bë edhe më i famshëm kur u kap nga kamerat duke ngrënë byrek teksa qëndronte në bankën rezervë, ndërkohë që shokët e tij po përballeshin me tipa si Alexis Sanchez apo Mesut Ozil, transmeton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo gjë i kushtoi vendin në skuadër, pasi ngrënia në bankinë ishte kuotuar nga një kompani bastesh dhe hetimet tashmë kanë nisur, por vetë protagonisti duket se ka gjetur menjëherë një punë tjetër.
Wayne Shaw ka nisur të shesë panine, byrekë dhe ëmbëlsira në një biznes të vogël familjar.