Kampionati danez i futbollit ka dhuruar një ngjarje shumë të veçantë pasi një futbollisti i është akorduar kartoni i kuq me 12 minuta vonesë nga gjyqtari kryesor i ndeshjes.
Dino Mikanoviq i Aarhus, i ndëshkuar me karton të verdhë gjatë pjesës së parë kundër Lyngby, në pushimin e ndeshjes shkelmoi disa karrige plastike ndërsa po shkonte drejt dhomave të zhveshjeve. Ai ishte i nervozuar sepse kartonin e verdhë e kishte marrë pas një simulimi në zonën kundërshtare pak minuta më parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKur skuadra e Aarhus po bëhej gati të fillonte pjesën e dytë dhe lojtarët po përgatiteshin të ktheheshin në fushë, gjyqtari kryesor i ndeshjes trokiti në derën e dhomave të zhveshjeve.
Ai i tregoi Mikanoviqit kartonin e kuq për “sjellje josportive”, saktësisht 12 minuta pasi kishte ndodhur ngjarja në fjalë, pa dhënë asnjë shpjegim se pse kishte vonuar kaq shumë për të dhënë këtë masë ndëshkimore.