Kopshtari amerikan Christopher Qualley nga Minnesota ka arritur të hyjë në librin e rekordeve “Guinness” me karotën më të madhe në botë.
Me 10.16 kilogramë, zyrtarisht ai hyri në librin e rekordeve për karotën më të rëndë në botë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se ky ishte edhe qëllimi i tij, përcjell albinfo.ch.
“Ky ishte qëllimi im. Mendoj se të gjithë që rrisin fruta dhe perime gjigante mendojnë se si të vendosin rekord botëror dhe isha me fat që unë e realizova dëshirën time”, ka thënë.
Qualley ka treguar se edhe pse fitoi rekordin nuk e ka ngrënë karotën pas çmimit.
“Kam mundur ta haja, por e ripërpunova në shpresën se do të kem sërish karrota të tilla”, ka shtuar Qualley.
Rekordi botëror për karrotën më të rëndë në botë ishte 9.1 kilogramë i vendosur më 12 shtator të vitit 2014.