Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Prona masive, që është më e madhe se qyteti i New York del në shitje për 100 milionë dollarë

Për herë të parë në tre dekada, ferma Cross Mountain Ranch ka dalë në shitje.

Kjo fermë ka dal në treg për 100 milionë dollarë ndërsa ka 224,050 ari, që i bie të jetë më i madh se qyteti i New York, transmeton koha.net.

Prona gjendet në veri perëndim të Colorado’s, Cross Mountain është njëra nga fermat më të mëdha në gjithë SHBA-në.

Kjo pronë më parë ishte në pronësi të manjatit të patundshmërisë Ronald Boeddeker.

Në këtë pronë ka një shtëpi të shumta, hambarë, dyqane, objekte për trajtimin e bagëtive, si dhe vendet ku strehohen menaxherët e punonjësit e kësaj prone.

Edhe Del në shitje prona madhështore me kodra e lumenj artificialë, e madhe sa një qytet Kuriozitet Del në shitje prona madhështore me kodra e lumenj artificialë, e madhe sa një qytet

Kjo pronë ka bujqësinë shumë të zhvilluar, e funksionale me kapacitet prej 2 mijë lopësh e 10 mijë deleve.

{gallery}