Një nënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur që t’i bëjë një dhuratë vajzës së saj, e cila është fanse e çmendur pas muzikës dhe këngëtarit të njohur Harry Styles.
Pamjet, siç i transmeton Shekulli, tregojnë Kemery Ball nga Kalifornia që merr dhuratën më të bukur të jetës së saj. E ëma i kishte blerë biletat për koncertin e grupit “One Direction”, ku 12-vjeçarja do të shohë yllin Harry Styles.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKemery nuk mund ta besonte një gjë të tillë dhe shpërtheu në lot duke u rrëzuar edhe nga sedilja e makinës.
Mamaja e ka filmuar gjithë ngjarjen, e cila është komentuar disi e pabesueshme, ndërsa shumë të tjerë kanë thënë se Harry duhet të njoftohet për dashurinë që ka kjo vajzë për të.