"Është dridhja më e madhe e këtij lloji që është regjistruar deri më tani”, i deklaroi gazetës El Pais sizmologu Jordi Díaz. Sizmometri që e regjistroi atë është vendosur rreth 500 metra larg stadiumit Camp Nou dhe është futur në funksion qe pesë vjet.
Në fotografi dallohen qartë dridhjet e regjistruara pas secilit gol. Sipas Díazit, amplituda pas golit të parë është e ngjashme me atë që ndodh në çfarëdo ndeshje, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas analizës së Diazit, mund të shihet se tre golat e parë të Barçës kishin aktivitet të ngjashëm sizmik, kurse pas golit të PSG-së, dridhjet u zbutën ndjeshëm. Goli i gjashtë, dhe i fundit, bëri që dridhjet ta arrinin amplitudën e një tërmeti me intensitet më të vogël.