E ëma po mihte me ngulm e mbushur dëshpërim për të gjetur këlyshin e saj që kishte rënë në vrimën e thellë, të mbushur me ujë.
Këlyshi kishte rënë në ujë pa e ditur se gjoli në fakt ishte një gropë e thellë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë videoxhirim shihet një njeri, i cili përpiqet të largojë ujin nga vrima, ndërsa nëna e këlyshit mih me putrat e saj në përpjekje për të gjetur këlyshin e saj, transmeton Koha.net.
Në një moment edhe kudra futet në vrimën e thellë, ndërsa në çastet e mëpastajme shihet duke tërhequr këlyshin nga vrima derisa ai duket si i ngordhur.
Njeriu që ka xhiruar skenën ka ndihmuar për ringjalljen e këlyshit i cili pas një kohe ai sërish ka nisur të marrë frymë, përcjell Koha.net.
Por, fjalët nuk mund ta rrëfejnë atë që ka regjistruar objektivi i kamerës. Videoja tregon gati të pabesueshmen. Shikojeni.