13 vjeçarja Lily Rice e bën të pavlerë termin ‘person me aftësi të kufizuara’, duke treguar se kufijtë janë vetëm në mendjen tonë.
Adoleshentja britanike është femra e parë në Evropë dhe e dyta në botë që kryen një rrotullim të plotë në ajër, me karrocën e saj me rrota.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSigurisht që nuk ishte aspak e lehtë dhe pamjet tregojnë qartë se dështimet nuk munguan, por këto nuk e kanë trembuar aspak vajzën e re, që pas gjashtë orësh përpjekje më në fund ia doli, transmeton tch.
Lily vuan nga paraplegjia spastike, një sëmundje që dobëson tej mase pjesën e poshtme të trupit dhe e bën të ecurin të pamundur.
Por këto janë vetëm fjalë pa vlerë për 13 vjeçaren që ka një synim shumë të qartë, të marrë pjesë në kampionatin e lojërave ekstreme për karriget me rrota, në Kaliforni vitin e ardhshëm.