Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Policia hynë në xhami me këpucë, zemërohen besimtarët

Besimtarët në një xhami janë zemëruar shumë kur oficerët e policisë kanë hyrë në xhami me këpucë.

Para xhamisë Townfield Mosque në High Wycombe, Buckinghamshire, ka ndodhur një mosmarrëveshje dhe dikush ka thirrur policinë, transmeton Koha.net. Me të arritur në xhami, oficerët e policisë kanë hyrë brenda pa hequr këpucët, gjë që është kundër praktikës islame.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Videoja e incizuar me telefon shfaq pamjet se si oficerët e policisë ballafaqohen me adhuruesit islamë, të cilët bërtisnin duke thënë “nxirrini jashtë”.

Gjithashtu, videoja shfaq pamjet se si adhuruesit e kësaj xhamie i bërtisnin me zemërim oficerëve për mos heqjen e këpucëve.

Për më tepër shikoni videon më poshtë.

{gallery}