Një milionere britanike rezultonte e zhdukur prej 6 muajsh dhe gjendet në Milano të Italisë nga një ish-agjent policie me origjinë shqiptare. Gruaja 55-vjeçe flinte në rrugët e Milanos dhe zhdukja e saj përbënte një mister për familjen. Gruaja kishte studiuar në universitetet më të mira, fliste 4 gjuhë dhe kishte një punë të shkëlqyer.
Ariane, qytetare britanike e lindur në Iran dhe një super menaxhere e një agjencie produksioni kinematografik, kishte ndërprerë kontaktet me familjen marsin e 2017, transmeton Shqip raportimin e medieve. Familja kontaktoi një agjenci private hetimi me seli në Itali, sepse ajo kishte në Milano shumë të njohur dhe miq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAgjencia e hetimit drejtohej nga një ish-polic me origjinë shqiptare. Ai kishte luftuar mafien në Milano dhe konsiderohej shumë ekspert dhe karizmatik tek kolegët e tij. Ish- agjenti u vu në lëvizje duke nisur vetëm nga një foto, por iu desh shumë kohë që të hetonte pistën e duhur. Duke pyetur policët, mori edhe të dhënat e para për një grua që jetonte në rrugë dhe që i ngjante shumë Arianes.
Pas disa kohësh ai e gjeti gruan duke fjetur në një shesh në Milano. Pasi u takua një ditë më parë me të motrën, Ariane tha: -“Nuk di ta shpjegoj… Ndoshta kam qenë duke ecur dhe më kanë sulmuar e grabitur. Kam rënë në tokë, e kam goditur kokën…..Më pas nuk kisha me vete çantën me para, celularin, dokumentet. U dashurova me Milanon… Banorët, kalimtarët dhe vullnetarët më ofruan ndihmë, por unë nuk doja… Ata më jepnin ushqime dhe unë refuzoja. Haja tek koshat e mbeturinave që ndodheshin jashtë restoranteve dhe hoteleve”.