Qeveria indiane e kryeministrit Narendra Modi ka qenë në qendër të vëmendjes këtë javë teksa është raportuar se planifikon që ta krijojë një ministri për lopët.
Këtë e kishte bërë të ditur qysh para shtatorit presidenti i partisë indiane BJP, Amit Shah, shkruan “NYT”, “India Telegraph”, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediet lokale indiane e kanë cituar Shahun duke thënë se “ka shumë rekomandime për një ministri për lopët. Diskutimet rreth kësaj çështjeje janë duke u zhvilluar”.
Sipas medieve indiane, Shah nuk e ka specifikuar se cili do të ishte mandati i ministrisë së re.
Por, rasti i ministrisë së re në Indi nuk është rasti i parë i pazakontë. Nëpër botë dhe me përmasa të ndryshme ironie qeveritë kanë krijuar vende pune, agjenci dhe ministri jokonvencionale.
Emiratet e Bashkuara Arabe – Ministria për Lumturi
Gjatë vitit të kaluar Emiratet e Bashkuara Arabe kishin paralajmëruar se do ta krijonin një post të ri në nivel të kabinetit: Ministrinë për Lumturi... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.