Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Flamengot shtegtojnë drejt vendeve të ngrohta

Një numër i madh i flamengove, të cilët gjatë stinës së verës kanë qëndruar në pellgun e lumit të Vanit në provincën lindore Van të Turqisë, kanë filluar migrimin drejt rajoneve të ngrohta, raporton Anadolu Agency (AA).

Pellgu i lumit të Vanit është qendër e qindra specieve të shpezëve, ndërkohë që flamengot në këtë rajon kanë qenë fokus i shumë fotografëve dhe të apasionuarve pas botës shtazore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Migrimi i flamengove që për shkak të rënies së temperaturave shkojnë në vende të ngrohta, ka krijuar pamje mahnitëse.