Fshatarët në juglindje të Kinës u mblodhën gjatë fundjavës për festivalin e përvitshëm që ka të bëjë me adhurimin e qenit. Kafsha e veshur si njeri, i bëhet paradë nëpër rrugët e fshatit. “Dita e Mbartjes së Qenit”, është festuar prej shekujsh me radhë nga populli Miao, i fshatit Jiaobang që ndodhet në provincën Guizhou.
Në kulmin e festivalit, vendasit përdorin një karrige me kosh, për t’i bërë paradë qenit të veshur me një këmishë të bërë me porosi; me një gjerdan argjendi dhe kapelë. Legjenda ka të bëjë me një kolonë njerëzish që po vdisnin nga etja dhe qeni i udhëhoqi ata drejt një burimi, transmeton gazeta Shqip. Që prej asaj kohe lindi festivali në nder të kafshës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMungesa e ujit në këtë zonë është e zakonshme dhe komuniteti beson se qeni është një mrekulli e dërguar nga qielli. Njerëzi grumbullohen në ditën e caktuar për të parë paradën dhe i luten qenit për të korrura të mira vitin e ardhshëm. Është e paqartë se kush janë cilësitë e përzgjedhjes së qenit për ngjarjen vjetore. Disa njerëz e kritikojnë festivalin, duke thënë se qeni trajtohet mizorisht gjatë paradës sepse ka një zinxhir të lidhur në qafë.

