Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Astronautja amerikane Peggy Whitson u kthye në Tokë

Astronautja amerikane Peggy Whitson u kthye të shtunën në mbrëmje në Tokë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, pasi kaloi më shumë kohë në hapësirë se çdo amerikan tjetër.

Whitson zbriti në Tokë, në Kazakistan, me një kapsulë ruse Soyuz. Prej andej ajo shkoi në Gjermani dhe më pas do të kthehet në Shtetet e Bashkuara, qytetin e saj Houston.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një intervistë për agjencinë “Associated Press” ajo tha se shtëpia e saj në Houston nuk është dëmtuar nga stuhia, por Qendra Johnson e NASA-s është përkohësisht e mbyllur pas uraganit.

57 vjeçarja Whitson ka kaluar 665 ditë në hapësirë gjatë tre misioneve të ndryshme, ose rreth një vit dhe 10 muaj jashtë atmosferës së Tokës. Ajo është gruaja më e moshuar që ka shkuar në hapësirë.

Whitson, e cila është biokimiste, e filloi misionin e saj të tretë dhe të fundit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës nëntorin e kaluar.

Gjatë misionit, ajo kreu disa ecje në hapësirë dhe është gruaja e parë që e komandon dy herë stacionin e hapësirës. Së bashku me anëtarët e tjerë të ekipit të astronautëve në Stacioni Ndërkombëtar të Hapësirës ata kryen në hapësirë qindra eksperimente të fushës së biologjisë, bioteknologjisë, fizikës dhe gjeofizikës.

NASA kishte planifikuar një konferencë shtypi me astronauten Peggy Whitson menjëherë pas kthimit të saj në Houston, por për shkak të pasojave të uraganit Harvey Agjencia e Hapësirës e shtyu më vonë konferencën.